Takimet & Eventet

Hotel Mondial në Tiranë është një hotel biznesi, i cili ofron 5 salla të përshtatshme, në të cilat mund të organizoni të gjitha eventet, që nga takimet e punës, drekat ose darkat e deri te konferencat e korporatave.
Hotel Mondial në Tiranë është një hotel biznesi, i cili ofron 5 salla të përshtatshme, në të cilat mund të organizoni të gjitha eventet, që nga takimet e punës, drekat ose darkat e deri te konferencat e korporatave.
Janë vendi i përkryer e që ju garanton një takim të suksesshëm. Mund ta lini veten në duart e ekipit tonë të profesionistëve ekspertë dhe nuk do mbeteni aspak të zhgënjyer.


Planifikimi

Ambientet për takimet dhe eventet në Hotel Mondial mund të përshtaten për çdo kërkesë. Në katin e parë, gjenden 5 salla, të gjitha të pajisura plotësisht me teknologjinë më të fundit multimediale dhe me valë interneti Wi-Fi me shpejtësi të lartë. Falë përshtatshmërisë, dhomat mund të rregullohen në mënyrë që të jenë sipas kërkesave tuaja, nëse kërkoni një takim bordi apo një konferencë për 120 delegatë.

Sallat

Pesë sallat e përshtatura me tiparet më fleksibël janë një ambient ideal për darka kokteil, darka gala apo për takime pune në Tiranë.

Të gjitha dhomat funksionale janë të vendosura në katin e parë dhe mund të përshtaten, si dhe shërbejnë edhe për të organizuar takime të mëdha.

Kateringu

Në Hotel Mondial, ne besojmë se mënyra më e mirë për një sukses të plotë të një eventi, përvoja gastronomike duhet të jetë unike dhe inovative, si dhe shërbimi i personalizuar të ketë standardet më të larta, ndërsa sigurojmë se çdo detaj është mbuluar më së miri.

Për këtë arsye, shefi jonë do të përgatisë një meny të përkryer që i përshtatet çdo rasti, nëse është një mbrëmje me kokteil apo një darkë gala. Rezultatet do të jenë gjithmonë një përvojë e jashtëzakonshme.

Shërbimet e personalizuara

Çdo event kërkon organizim të përpiktë, një detyrë që e bëjnë më së miri ekipet tona profesioniste, të njohur për përkushtimin, ekspertizën dhe efikasitetin. Që nga fillimi e deri në fund, ata do të sigurohen për çdo detaj.

Departamenti i eventeve do t’ju informojë në detaje për të gjitha shërbimet dhe mundësitë, në mënyrë që takimi i punës, konferenca apo prezantimi të shkojë sa më mirë. Ata janë në dispozicion gjatë gjithë kohës për t’ju ndihmuar me këshillat më të mira mbi teknologjinë, gjithashtu edhe protokollin dhe etiketën.

Salla private

Salla Eureka përgatit meny të veçanta për sallën e pritjes, por gjithashtu në një sallë private në hotel.

Kjo është mënyra më e mirë për të festuar në një drekë pune apo në një darkë personale në intimitet. E gjitha kjome standardet më të larta gastronomike dhe me shërbimin më të mirë.

Akomodimi

Për të përmbushur përvojën tuaj, rezervoni një nga dhomat ose suitat tona një natë më parë ose pas eventit tuaj në Hotel Mondial. Dhomat tona të rehatshme dhe me hapësirë janë të pajisura dhe të kompletuara me banja të mëdha me pllaka mermeri, si dhe kanë internet Wi-Fi me shpejtësi të lartë. Hoteli jonë ofron tarifa të veçanta për rezervime në grup, në 10 dhoma ose më shumë në natë.